Posti i kryeministrit?! Maloku: Deputetët do të votojnë mbi bazën e marrëveshjes së liderëve

Kosova

Posti i kryeministrit?! Maloku: Deputetët do të votojnë mbi bazën e marrëveshjes së liderëve

Nga: Mimozë Lakna Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 18:24

Analisti Albinot Maloku, thotë për “Bota sot”, se posti i kryeministrit nuk mund të paraqes problem, pasi sipas tij se ky koalicion po vendoset vetëm mbi dy avantazhet e përmendura dhe jo mbi bazën e koncepteve politike apo programeve.

“Koalicionet gjithmonë determinohen nga përafrime të qëndrimeve dhe kompromise që edhe mund të jenë të papëlqyera. Koalicioni në mes të këtyre dy subjekteve politike, pra LDK-së dhe PDK-së përveç numrave që ka si avantazh dhe veprimit të saj brenda kushtetues, të tjerat do të jenë mbi bazën e marrëveshjeve për mandatin e caktuar drejtues të vendit dhe qeverisë, dhe kjo e bënë situatën të atillë që me marrëveshje të mos jetë pengesë as edhe posti çoftë i kryeministrit, kryetarit të Kuvendit apo edhe të shefit të shtetit. Nuk mendoj që duhet të paraqesë problem posti i kryeministrit, nga se ky koalicion po vendoset vetëm mbi dy avantazhet e përmendura dhe jo mbi bazën e koncepteve politike apo programeve”,vlerëson Maloku për “Bota sot”.

Ai thekson se deputetët do të votojnë në Kuvend mbi bazën e asaj që vendosin krerët e subjekteve politike, derisa i quan jo serioze deklaratat e e fundit të anëtarëve të LDK-së.

"Marrëveshja dhe mënyra se si do të bëhen llogarit në mes të krerëve të PDK-së dhe LDK-së do të jetë vendimtare për votimin e deputetëve të këtyre subjekteve politike. Kushtëzimet dhe lojërat politike të tipit “nëse nuk votoni këtë kryeministrin ne ikim” nuk kanë kuptim dhe janë të pa logjikshme. Këtë praktik të cilës nuk mund t’ia them përfundimin po e bënë anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri dhe duket aq patetike sa nuk i ngjan fjalorit politik serioz. Mendoj që nëse do të ketë ujdi në mes të atyre që kanë konkretizuar hapat e koalicionit edhe për votim të kryeministrit nuk do të ketë problem të votohet çoftë nga ana e deputetëve të PDK-së e çoftë nga ana e deputetëve të LDK-së",vlerëson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat