​AAK’ja kërkon nga Prokuroria ta hetojë për tenderë Gazmend Muhaxherin e LDK’së

Kosova

​AAK’ja kërkon nga Prokuroria ta hetojë për tenderë Gazmend Muhaxherin e LDK’së

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 17:54

Partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë Kosovës (AAK) ka kërkuar publikisht të hënën që Prokuroria ta hetojë penalisht për tenderë Gazmend Muhaxherin, Kryetarin e Pejës nga LDK’ja.
Kërkesa e tyre vije pas raportimeve për shpërdorime me tenderë në komunën e Pejës, shpërdorime që i ka pranuar vetë Kryetari Muhaxheri.

Arzen Bytyqi, nga AAK’ja ka thënë se kjo parti ka disa kërkesa dhe ato janë:

- Ne po fillojmë me kërkesën për dorëheqje si akt moral fillimisht;

- Ne sot bëjmë thirrje që menjëherë zyrtarët e prokurimit të Komunës së Pejës të kërkojnë nga zyrtarët e KRPP-së që bashkërisht të rishikojnë të gjithë tenderët që janë dhënë në rastet kur në komisione kanë qenë të angazhuar zyrtarë politik dhe këto kontrata aty ku ka mundësi njëanshëm ti ndërpresin;

- Ne ju bëjmë thirrje prokurorisë që të fillon hetimet dhet ë ngrit kallëzim penal ndaj kryetarit e nënkryetarit të Komunës ngase nuk e dimë se çfarë duhet të bëhet tjetër që të ngritet padi kur vet kryetari e pranon shkeljen e ligjit;

- Nëse vërejmë se ky rast po neglizhohet ne do të bëjmë vet kallëzim penal edhe pse mendojmë se nuk do të duhej të kishte nevojë ngase prokuroria do të duhet vet të veproj;

- Ne I bëjmë thirrje edhe intelektualëve, shoqërisë civile, mediave e gjithë qytetarëve që ta ngrisin edhe ata zërin për këtë veprim dhe mos të lejojnë që të instalohet praktik kur I pari I Komunës shkel ligjin dhe krenohet me këtë;

- Së bashku të gjithë ne opozita, shoqëria civile dhe qytetarët nuk do duhej të përjashtojmë asnjë form të veprimit përfshirë edhe protestat për të detyruar kryetarin e Komunës që të jap dorëheqje për këtë shkelje të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat