Kuçi: Përbërja e Qeverisë dihet gjatë javës

Kosova

Kuçi: Përbërja e Qeverisë dihet gjatë javës

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 17:49

Marrëveshja në parim, e arritur në mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pritet të finalizohet gjatë kësaj jave.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka thënë për Telegrafin se janë duke bërë konsulta me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për titullarët e qeverisë së re.

I pyetur se kur do të dihen emrat e atyre që do ta përbëjnë ekzekutivin e ri, Kuçi është shprehur optimist se kjo do të ndodhë gjatë kësaj jave.

“Brenda javës, besoj”, ka thënë shkurt ai.

Bërja publike e Qeverisë së koalicionit PDK-LDK do të heq edhe dilemat se kush do të jetë kryeministri.

Nga partia e Isa Mustafës kanë theksuar se janë të vendosur që pozitën e kryeministrit të mos e negociojnë me asnjë kusht.

Madje, deputeti i LDK-së, Sadri Ferati, ka theksuar se koalicionin PDK-LDK, është “koalicion i zorit”.

Ndryshe, javën e kaluar pas më tepër se pesë muaj, partia e Mustafës ka vendosur që, përmes marrëveshjes me partinë e Thaçit, ta zhbllokoj ngërçin politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat