LDK: Nuk ka koalicion me PDK-në pa postin e kryeministrit

Kosova

LDK: Nuk ka koalicion me PDK-në pa postin e kryeministrit

Nga: Mimozë Lakna Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 17:26

Marrëveshja fillestare ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, nuk është konkretizuar asgjë lidhur me postet qeveritare e as për pozitën e kryeministrit.

Ndërkohë që grupet punuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë duke i harmonizuar programet e tyre për të bashkë qeverisur, në opinion po shfaqen shumë paqartësi rreth asaj se kush do ta bartë postin e kryeministrit.

Në LDK janë të vendosur që të mos heqin dorë nga posti i të parit të qeverisë gjë për të cilën janë marrë vesh në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm. Nga ana tjetër, në marrëveshje fillestare ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, nuk është konkretizuar asgjë lidhur me postet qeveritare e as për pozitën e kryeministrit.

Kryeministri, i panegociueshëm

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati thotë për “Bota sot”, se posti i kryeministrit është i panegocieshëm për LDK-në duke shtuar se për këtë janë marr vesh qysh në fillim me PDK-në.

(tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat