Meta në Gjilan: Po vijnë ditë më të mira për shqiptarët

Kosova

Meta në Gjilan: Po vijnë ditë më të mira për shqiptarët

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 17:06

“Për shqiptarët po vijnë ditë më të mira”. Ky ishte mesazhi që dha të hënën në Gjilan kreu i Parlamentit shqiptarë Ilir Meta, gjatë vizitës që i bëri Gjilanit e ku u pritë nga Lutfi Haziri dhe stafi i tij raporton rajonipress.

Meta është pritur fillimisht nga qytetarët gjilanas që ishin mbledhur para objektit të komunës dhe më pas ka takuar Lutfi Hazirin dhe përfaqësuesit e “Vatrës”.

Pas takimit Lutfi Haziri tha se ka pasur nderin që ta takojë mikun e tij të mëhershëm të rinisë.”Për Gjilanin është një nder i madh që sot kemi Ilir Metën, njeriun që ju gjet shumë afër shqiptarëve të Kosovës në kohën kur ishte zëvendëskyeministër i Shqipërisë. Gjilani ndihet krenar për luftën heroike të Idriz Seferit dhe me dinjitet festojmë nëntorin e krenarisë”.

Kurse Ilir Meta e fillojë fjalimin e tij para medieve me këto fjalë: “Për flamurin e Skënderit, luftojnë djemtë e Idriz Seferit”.

Edhe Meta ju bashkëngjit urimeve për festat e nëntorit duke thënë se shqiptarët kanë dhënë shumë që kjo ditë sot të jetë e madhe për të gjithë dhe e vlefshme në fushën e historisë.

Meta tha se edhe Gjilani edhe Anamorava kanë dhënë shumë për popullin shqiptarë sepse janë pjesëmarrës të shumë luftërave. “Për shqiptarët po vijnë ditë më të mira sepse edhe këtu në Kosovë edhe në Kosovën Lindore po tregojnë se kanë vizion evropian. Ne tani kemi krijuar një frymë të mirë bashkëpunimi edhe me Kosovën dhe komunat e saja. Gjilani është një shembull i tolerancës, integrimit dhe kulturës politike. Gjilani i udhëhequr nga Lutfi Haziri ka treguar kulturë emancipuese dhe është treguar edhe shumë solidar edhe rreth mbrojtjes së shqiptareve të Kosovës Lindore” tha Meta.

Meta tha se me Hazirin kanë biseduar për të shtuar bashkëpunimin në fushën universitare, ekonomike, bujqësore etj.

Meta tha se në këtë vizitë ka takuar edhe përfaqësuesit e “Vatrës” dhe shtoj se popullata e atjeshme duhet të gëzojë të drejtat e garantuara sipas kartave të BE-së.

Ndërkaq duke folur rreth zhvillimeve politike në Kosovë dhe i pyetur nga rajonipress se si i sheh zhvillimet politike pas marrëveshjes PDK-LDK, Meta tha se pret një zhvillim pozitiv dhe pret një krijim të shpejt të institucioneve. “Besoj që koalicioni PDK-LDK do t`ia arrijë qëllimit dhe do të ecet tutje sepse Kosovën e presin shumë obligime dhe angazhime në fushën e integrimit”: tha Meta.

Kurse Lutfi Haziri tha se LDK e ka vetëm një emër për kryeministër, e ai është Isa Mustafa.”Nëse veprohet ndryshe atëherë kalojmë në opozitë” tha Haziri./rajonipress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat