OVL e UÇK: Rektori po na injoron, nesër dihen veprimet tona

Kosova

OVL e UÇK: Rektori po na injoron, nesër dihen veprimet tona

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 17:02

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, së bashku me Shoqatën e Invalidëve dhe me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, ndihen të fyer dhe të injoruar nga ana e Rektoratit të Universitetit.

“Edhe pse kaluan shumë javë që jemi duke pritur, reflektimin e Rektorit të Universitetit “Hasan Prishtina”; ai nuk e zbatoi Memorandumin që ne e kemi me Universitetin; ai nuk realizoi premtimin e tij të dhënë me 23 tetor 2014 në takim të përbashkët mes Shoqatave, Ministrisë dhe Rektorit; nuk zbatoi rekomandimin e as vendimin e Ministrisë së Arsimit; nuk përfilli afatin tonë si nënshkrues të Memorandumit për reflektim; e as sygjerimet që dolën nga mbledhja e Këshillit Drejtues të UP-së të datës 18 nëntor 2014”, thuhet në njoftim.
Ata kanë nesër do të mbajnë një konferencë për media, kudo të qartësojnë veprimet e tyre të mëtutjeshme në lidhje me realizimin e kësaj të drejte, e cila sipas tyre është legjitime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat