Haradinaj priti deputetët jo shumicë të Kuvendit

Kosova

Haradinaj priti deputetët jo shumicë të Kuvendit

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 16:40

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaji priti sot përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë dhe ata të ListësSerbe, të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetarja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, pritën sot përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë dhe ata të Listës Serbe, të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në takim, sipas njoftimit për medie të departamentit të AAK-së për marrëdhënie me publikun, kryetari Haradinaj i falënderoi këta përfaqësues për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin që prej përfundimit të zgjedhjeve të fundit nacionale në vend.

Ndërkaq, deputetët jo shumicë dhe ata të Listës Serbe e falënderuan kryetarin Haradinaj për qasjen përkrahëse dhe konstruktive në të gjitha fazat e bashkëpunimit dhe veçanërisht në periudhën e fundit.

Grupi Parlamentar i AAK-së konfirmoi përkushtimin në rolin e tij opozitar, në mbrojtje të interesave të qytetarëve të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat