​Kush do të jenë ministrat e Qeverisë “PDK-LDK II”?

Kosova

​Kush do të jenë ministrat e Qeverisë “PDK-LDK II”?

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 13:54

Qeveria e re në ardhje “PDK-LDK II” ende nuk është dizajnuar, madje nuk dihet ende kush do të jetë Kryeministër. Por, si do të bëhet përzgjedhja e njerëzve për postet ministrore?
Hajredin Kuçi nuk e di as për vete a do të jetë pjesë e kabinetit të dytë qeveritar PDK-LDK, ku nuk dihet ende as se kush do të jetë Kryeministër. “Asgjë nuk është diskutuar në PDK në këtë drejtim. Çdo gjë tjetër është spekulim”, thotë Kuçi.

Koalicioni PDK-LDK u bë mbi një javë më parë në zyrën e Presidentes Atifete Jahjaga e në praninë e ambasadores amerikane, Treicy Jacobson. Të dy zonjat e mohuan që kanë ndërmjetësuar për tu bërë koalicioni.

Këtë koalicion e ka miratuar edhe Këshilli Drejtues i PDK’s,ë derisa për të pak orë para marrëveshjes së kryetarëve të partive përkatës, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, ky i fundit u autorizua nga këshilli i përgjithshëm i LDK’së që të merrte vendime i vetëm në emër të partisë për të dalë nga jo që quhej “ngërçi politik” i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Por, kush do të jenë ministrat e qeverisë “PDK-LDK II”?

Derisa në PDK thonë që ende nuk kanë diskutuar për këtë pjesë, as pas një javë pasi që u bë marrëveshja Thaç-Mustafa e quajtur si pabesi nga ish-partnerët e Mustafës në Bllokun pas-zgjedhor LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje si përkrahëse në parim, në partinë e Mustafës nuk pranojnë të komentojnë.

LDK deri tash ka deklaruar vetëm që kjo parti do të jetë udhëheqëse e Qeverisë: Që nuk e japin postin e Kryeministrit.

Emrat e ministrave të mundshëm të kësaj qeverie në ardhje tashmë qarkullojnë nëpër rrjete sociale e media jo-serioze, por asnjëri nga partnerët e këtij koalicioni që ka shumicën e numrave në Kuvendin e Kosovës nuk ka nxjerrë ndonjë emër, e as ‘formulë’ se si do të bëhet propozimi i njerëzve të për ministra.

Asnjëra parti nuk ka përgjigje se a do tua ndalojnë veshjen me pushtet prej ministri së paku personave që janë nën hetime.

Në Bllokun LAN Fatmir Limaj, drejtuesi i iniciativës qytetare “Nisma për Kosovën” që në fillim e bëri me dije se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, nëse e krijonte ky bllok, me të vetmen arsye: derisa të kryhen proceset gjyqësore kundër tij.

Në fushatën e fundit elektorale, jo vetëm PDK’ja e LDK’ja, por edhe partitë e tjera ishin kundër vendosjes në poste ministrore të personave që janë nën hetime penale, derisa disa parti patën premtuar që të tillë nuk do të lënë as në listat për deputet- por e thyen premtimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat