Thaçi: Koalicioni PDK-LDK, vullnet i shumicës së qytetarëve

Kosova

Thaçi: Koalicioni PDK-LDK, vullnet i shumicës së qytetarëve

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 12:14

'Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjës Demokratike të Kosovës është i bazuar në vullnetin demokratik të shumicës të qytetarëve të Kosovës për themelimin e institucioneve legjitime, funksionale, shumë etnike dhe gjithëpërfshirëse.
Jemi të përkushtuar të punojmë bashkarisht për zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies për qytetarët e tanë, duke u fokusuar në forcimin e sektorit privat, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe për forcimin e sundimit të rëndit dhe ligjit si parakusht për ambient pozitiv ekonomik. Koalicioni është i bindur se vetëm nëpërmjet forcimit të ekonomisë së tregut të lirë të bazuar në sundimin e rendit dhe ligjit ne do të arrijmë zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe shoqëror;
Jemi të zotuar edhe për fqinjësi të mirë dhe dialog reciprok me shtetet fqinjë të Republikës së Kosovës me qëllim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon;
Koalicionion e kemi bërë duke marrë në konsideratë vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të përqafuar dhe mbrojtur vlerat civilizuese perëndimore, synimin për përmbushur të gjitha standardet dhe reformat e domosdoshme për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO, OKB, OSBE dhe ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve speciale me SHBA-të', shkruan Thaç në Fb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat