Meta: Kërkuam edhe nga Blloku postin e kryeministrit

Kosova

Meta: Kërkuam edhe nga Blloku postin e kryeministrit

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 21:43

Bardhyl Meta nga LDK, nëpërmjet një mesazhi në Facebook, sqaron se ai personalisht ka marrë pjesë në disa takime me personalitete kyçe të AAK'së, për të modifikuar marrëveshjen në mes të Bllokut.

Në një shkrim me titull" Rreth spekulimit se marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së, ishte arritur më herët!", Meta shkruan se LDK i ka kërkuar Bllokut që kësaj partie t'i takojë posti i Kryeministrit brenda koalicionit.

Shkrimi i plotë i Metës:

Rreth spekulimit se marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së, ishte arritur më herët!

Në disa media, po spekulohet me shumë fantazi dhe përkushtim se marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së, ishte arritur - një apo dy jave, para se të bëhej publike.
Ajo që dua të them, është se kjo gjetje, është thjesht një e pavërtetë e madhe!
Unë, personalisht, kam pas kontakte intensive, të drejtpërdrejta dhe të shpeshta –me disa nga personalitetet kyçe të AAK-së, gjithherë me qëllim të arritjes së pajtimit rreth modifikimit të marrëveshjes, konform rrethanave të krijuara pas vendimit të përbashkët të VLAN - për të lëshuar pe në pozitën e kryeparlamentarit.

Ne si LDK, kërkuam nga partnerët tanë të LVAN, krejtësisht hapur, sinqerisht, dhe besojë me shumë bazë e përgjegjësi politike e shtet-ndërtuese, që pas vendimit të përbashkët të Koalicionit që t’heqim dorë nga posti i Kryeparlamentarit - t’i besohet LDK-ës, që të marr përgjegjësinë e postit të Kryeministrit në Koalicionit LVAN.

Përpjekjet tona si parti, edhe ato të miat, kanë vazhduar deri në minutën e fundit...!
Bukfalisht, deri në minutën e fundit!
- Pra kanë vazhduar, edhe pas deklaratave të padenja, fyese dhe përçarëse (16.11.2014) nga protagonist të caktuar të AAK-ës - në adresë të LDK-ës dhe të liderit të saj, z. Isa Mustafa.
- Me gjasë, në atë kohë, AAK tashmë ishte në bisedime, apo përpjekje për përafrim dhe marrëveshje me PDK-në: kështu, s’po konstatojë unë sot - por të tilla, të drejtpërdrejta e transparente, ishin edhe deklaratat e tyre (AAK) publike...

Megjithatë, kolegët dhe unë, kemi vazhduar edhe më tutje me përpjekjet tona të gjithanshme - si mbështetje e takimeve shumë intensive me z. Ramush Haradinaj - që po bënte Lideri i Nismas, z. Fatmir Limaj, si dhe Lideri i LVV-së, z. Kurti.

Përveç tyre, kam pas, sikur edhe kolegët e mijë në LDK, edhe apele publike që si LVAN, përtej hireve dhe ambicieve personale, t’shkojmë bashkërisht tutje, mbi bazën e parimeve qeverisëse dhe të kauzës së shënjuar qytetare...

Unë, sado që se kam pëlqyer dhe kuptuar, kam gjithsesi respekt, për vendimin e fundit të AAK-së, si dhe për udhëheqësit e saj përgjithësisht.
Do ta kultivojë gjithherë me respekt miqësinë, sikur edhe bashkëpunimin kolegial me ta...

Ndërkohë që besojë, se duhet të respektohet nga të gjithë - edhe vendimi i LDK-ës, që ajo dhe 30 deputetet e saj, s’mund të ishin dhe pranonin rolin e thjeshtë, të një makinerie votuese të ç’veshur nga çdo përgjegjësi lidershipi në koalicionin LVAN, dhe rrjedhimisht po kërkonin - si LDK dhe struktura krejtësisht hapur, sinqertë, dhe besojë me shumë bazë, me shumë kompetencë dhe përgjegjësi, politike e shtet-ndërtuese, që pas vendimit të përbashkët të Koalicionit, që t’heqim dorë nga posti i Kryeparlamentarit - t’i besohet LDK-ës, që të marr përgjegjësinë kryesore institucionale të kauzës, atë që mbart posti i Kryeministrit. Post, që e kishin mbart deri sot, 14 vite pas luftës, gjithherë figura tjera, por asnjëherë personalitete të LDK-ës...

Ashti siç dihet, përgjigja nga AAK ishte negative.
Dhe rrjedhimisht, marrëveshjet që pasuan, janë thjeshtë rrjedhojë e situatës së krijuar nga mungesa e reflektimit, karshi kërkesës së bazuar të LDK-ës - dhe jo vetëm të LDK-ës...!

Me respekt,
Bardhyl Meta

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat