Dega e LDK’së në Pejë përkrahë marrëveshjen me PDK’në

Kosova

Dega e LDK’së në Pejë përkrahë marrëveshjen me PDK’në

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 18:57

Edhe Dega e LDK’së në Pejë e ka përkrahur marrëveshjen e arritur me PDK’në me kusht që pozita e Kryeministrit t’i takojë Isa Mustafës.

Lexojeni të plotë njoftimin:

LDK dega ne Peje mbajti mbledhjen e kryesise dhe nder te tjera diskutoi edhe per koalicionin me PDK-ne.

Pas shume diskutimesh analitike kryesia vendosi qe te perkrah kete koalicion me kusht qe posti i kryeministrit t’i takoj LDKse dhe konkretisht kryetarit te saj Isa Mustafes.

Ne e kemi deleguar besimin tone te kryesia dhe kryetari i kesaj partie, andaj edhe vendimet e tyre jane te perbashketa.

Jemi te vetedijshem se ky proces ka qene dhe vazhdon te jete i komplikuar andaj edhe vendimet qe dalin nga ky proces mund te mos i knaqin te gjithe, por Kosova ka nevoj urgjente per institucione dhe ne duhet te ofrojme perkrahjen tone ne kete drejtim, u tha ne kete mbledhje qe u mbajt te dielen me 23 Nentor 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat