Ramadani: Kishte para-marrëveshje, jo marrëveshje

Kosova

Ramadani: Kishte para-marrëveshje, jo marrëveshje

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 18:51

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka reaguar pas komunikatës së lëshuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës në të cilën thuhet se nuk ka pasur marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

Ramadani beson që LDK-ja ka bërë marrëveshje me PDK disa javë para se ta prishte Bllokun

"Ishte para-marrëveshje, jo marrëveshje

Unë hiq s'besoj që LDK-ja ka bërë marrëveshje me PDK disa javë para se ta prishte Bllokun.

Nuk e besoj këtë informatë që po e japin mediat në Kosovë. LDK si parti institucionaliste, thjesht, nuk besoj që ka bërë një gjë të tillë.

Krejt çka ka bërë ishte një para-marrëveshje, ani pse Blloku ishte në funksion. Para-marrëveshja ka qenë për çdo eventualitet!

Prandaj, mos spekuloni: ishte para-marrëveshje, jo marrëveshje.

Siç po shihet deri më tash, ata ende nuk e kanë bërë marrëveshjen komplete. Veç një marrëveshje në parim. Asgjë më shumë.

Prandaj, marrëveshja po duket të jetë më e largët.

Marrëveshje ku Kryeministri do t'i takojë partisë me fuqi më të madhe në koalicionin e ri.

Ky ka qenë parim i vetë LDK-së!

Po e kuptoni apo jo?

Urime, suksese!

"Vetëm ne mundemi" nën "Misionin e Ri", ka shkruar Ramadani në Facebook. /A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat