Serbia është “Kali i Trojës” i Rusisë, i politikës ekspansioniste- zaptuese

Kosova

Serbia është “Kali i Trojës” i Rusisë, i politikës ekspansioniste- zaptuese

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 18:21

Akademik Mark Krasniqi, tashmë po i afrohet një shekull jete, ndonëse po ngjitet në 95 vite, ai ende është i kthjellët, i qartë, elokuent, dhe vazhdon të ec pa bastun dhe ti rezistojë kërrusjes. E takuam në vendin e tij të preferuar për intervista, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Ai nuk heziton të flasë hapur për çështje të mëdha të rëndësishme kombëtare, por edhe për zhvillimet politike në vend, deri tek sfida me të cilën po ballafaqohet LDK-ja sot, pas hyrjes në koalicion me PDK-në.

E konsideron të panatyrshëm koalicionin ndërmjet LDK-së dhe PDK-së për shkak të rivalitetit ndërmjet tyre, mirëpo e arsyeton kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për hyrjen në këtë koalicion me qëllim të zgjidhjes së krizës institucionale.

Akademik Krasniqi, thotë se Ibrahim Rugova nuk do t`i bënte shumë veprime, të cilat po i bënë LDK-ja e sotme. Vlerëson se politikanët shqiptar po punojnë më shumë për interesin personal. Por, ai thotë se shqiptarët nuk duhet të heqin dorë kurrë nga e drejta e bashkimit në një shtet të vetëm! Këto forca politike dhe intelektuale do të lindin, profetizon akad.Krasniqi.

“Bota sot”:Z. MarkKrasniqi, në çfarë faze, situate gjendet kombi shqiptarë sot, megjithëse me dy shtete, vazhdojmë të kemi sfida dhe të mbesim pas në përparim?

Akad.Mark Krasniqi: Kjo është një pyetje shumë e gjerë sepse kombi shqiptar nuk është vetëm në Kosovë dhe në Shqipëri, por është rreth e përqark në disa shtete këtu në Ballkan dhe në botën perëndimore, mbarë Evropën, Amerikën, Australinë. Por, nëse është fjala për këto dy vende. Kosova konkretisht ka mbetur në udhëkryq. Ne e kemi një rast të volitshëm që gjatë historisë nuk e kemi pasur, pasi deri diku jemi zot i vetvetes për të vendosur për fatin e shtetit apo për fatin e Kosovës.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat