LDK: S’kemi pasur paramarrëveshje me PDK’në

Kosova

LDK: S’kemi pasur paramarrëveshje me PDK’në

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 18:06

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë përmes të cilës thotë se s’ka pasur marrëveshje të mëhershme me PDK’në për të bashkëqeverisur.

Sipas LDK’së, vendimi për koalicion është marrë në Këshillin e Përgjithshëm dhe pastaj është nënshkruar marrëveshje.

Sipas komunikatës, i vetmi faj i LDK’së është se pse e ka marrë udhëheqjen e Qeverisë.

Lexojeni të plotë reagimin e LDK-së.

Eshte vertete mahnitese se deri ne cilen mase mund te shkojne spekulimet plotesisht te pabaza mediale ne Kosove. Sot neper portale spekulohet sikurse marreveshja me PDK-ne ishte arrite jave para se te behej publike. Ky eshte nje spekulim i llojit te tille dhe i cili nuk perkon fare me realitetin por as me rrjedhat logjike te ngjarjeve. Mediat jane ne dijeni per takimin ndoshat me te gjate ndonjeher te Keshillit Qendror te LDK-se, mbi kater oresh, ne te cilin i eshte dhene autorizimi strukturave partiake te negociojne me cilindo subjekt politik i cili do te garantonte poziten udheheqese te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Keshilli ka mund te votoi edhe kunder nje autorizimi te tille, prandaj spekulimi se marreveshja ishte arrijt kohe me pare eshte plotesisht i pabaze por edhe tendencioz. Disa nga ne kane provuar deri ne momentet e fundit te realizojne marreveshjen e dhjete qershorit, por, sic edhe jane te informuara mediet, nje gje e tille ishte pamundesuar nga insistimi i AAK-se qe me cdo kusht te sigurojne poziten tanime te vetme udheheqese ne kete koalicion.

Vendimi per te leshuar pe ne poziten e kryeparlamentarit ka qene vendim i perbashket i te kater subjekteve politike nenshkrues te marreveshjeve paraprake, vendim i cili ne vetvete i ka shfuqizuar te dy marreveshjet paraprake. Prandaj, i vetmi faj qe mund tivishet LDK-se ne kete rast eshte insistimi logjik per te marre pergjegjesite ne baze te fuqise politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat