Koalicioni LDK-PDK, e keqja e domosdoshme!

Kosova

Koalicioni LDK-PDK, e keqja e domosdoshme!

Nga: Mimozë Lakna Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 17:58

Analisti politik, Albinot Maloku ndonëse e konsideron jo natyral koalicionin ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, thotë se është koalicion stabil dhe i domosdoshëm.

“Disa herë e kam thënë se koalicioni në mes të PDK-së dhe LDK-së nuk është natyral, mirëpo është fuqishëm stabil nëse i marrim në konsideratë numrat dhe përqindjen. Gjithsesi nuk është koalicion i pa provuar ndonjë herë dhe se është konsideruar i domosdoshëm”, vlerëson Maloku.

Sipas tij, nëse LDK-ja s`do ta kishte kryesinë aktuale, atëherë, do t`i fitonte zgjedhjet, megjithatë ai thekson se paknëaqësite brenda LDK-së dhe PDK-së për koalicionin janë të natyrshme.

“Fatkeqësia e LDK-së ka qenë dhe këtë e kam thënë që në momentin kur u zgjodh kryesia aktule e LDK-se me në krye Isa Mustafen. E kam thënë dhe vazhdoj të mendoj që LDK ka mundur të jetë edhe fituese e procesit zgjedhor po mos ta kishte këtë kryesi që e ka tani. Gjithsesi sikur brenda PDK-se edhe brenda LDK-se ka të pakënaqur me këtë koalicion i cili nuk është i bazuar mbi parime e koncepte politike, por mbi baza të interesit dhe domsdoshmerisë së krijuar pas bllokimit të pa arsyeshëm më shumë se pesë mujor”, shton Maloku.

Ai thotë, se dallimi është se kreu i PDK-së e dha vetën për ta nxjerr subjektin e tij politik fitues, ndërsa kreu i LDK-se e dha subjektin e vet për ta nxjerr fitues vetën e tij.

“LDK ka nevojë për ndryshime të thella drejtuese dhe kadrovike. Nuk besoj që këtë faze do ta kaloj krejt pa rrezik për partinë, çoftë tani çoftë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ose lokale”, përfundon Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat