Beriana: Ndihemi shumë keq dhe të indinjuar ndaj drejtësisë së Kosovës

Kosova

Beriana: Ndihemi shumë keq dhe të indinjuar ndaj drejtësisë së Kosovës

Nga: Mimozë Lakna Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 17:28

Vajza e veprimtarit Xhemail Mustafa, Beriane Mustafa, katërmbëdhjetë vjet pas vrasjes së babait, është e indinjuar me organet e drejtësisë që sipas saj, nuk po bëjnë asgjë për zbulimin e vrasësve.

Ajo thotë, se drejtësia në Kosovë ka dështuar, në zbulimin e vrasësve të prindit të saj.

“Edhe 14 vjet pas luftës, drejtësia në Kosovë jo vetëm që nuk ka bërë asgjë, por ka dështuar në këtë drejtim. Vrasja e prindit tim nuk është vrasja e vetme e zyrtarëve të lartë të LDK-së, në këtë rast janë atakuar një numër i madh i zyrtarëve të lartë. Në këtë drejtim po mendoj që drejtësia në Kosovë nuk i ka trajtuar sa duhet dhe si duhet këto raste, madje ajo ka dështuar në zbulimin e akterëve të vrasjes së prindit tim”, thotë Beriane Mustafa për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat