Kelmendi: Kadri Veseli është “Baba Politik i Hashim Thaçit”

Kosova

Kelmendi: Kadri Veseli është “Baba Politik i Hashim Thaçit”

Nga: Valbona Mazreku Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 16:01

Pas marrëveshjes së Partisë Demokratike të Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, janë shtuar zërat se raportet e liderit të PDK Hashim Thaçi, me nënkryetarin e PDK, Kadri Veseli, janë acaruar. Zyrtar të PDK nuk kanë pranuar të komentojnë rreth raporteve Thaçi-Veseli, Por analistit politik, mendojë se një gjë e tillë nuk mund të ndodh, meqë Kadri Veseli kurrë nuk mund të ketë popullaritetin e Hashim Thaçit, për faktin se Kadri Veseli është person i dyshimtë, si për popullatën ashtu edhe për drejtësinë. Jeton Kelmendi, analist politik, tha për Bota sot, se Kadri Veseli është “Baba Politik i Hashim Thaçit” prandaj prishja e raporteve mes këtyre dy figurave të PDK është e pamundur.

“Mendojë se Hashim Thaçi në këtë rast është fitimtar , sepse Thaçi e kishte të humbur tërësisht pozitën , pas krijimit të Bllokut, megjithatë me marrëveshjen fundit ai arratitë kap gjysmën qeverisë, kështu që Thaçi është fitues në këtë rast, mirëpo Kadri Veseli, nuk besojë në asnjë variant se do të prishet me Thaçin, sepse Kadri Veseli është “Baba Politik i Hashim Thaçit” , ai vet nuk e ka as besimin e as guximin , sepse është person mjaft i dyshim si drejtues i një organizate kriminale, të quajtur SHIK, madje edhe për lidhjet e tij të afërta me pushtetin e Serbisë duke filluar që nga Millosheviçi. Prandja Kadri Veseli është një person me shumë dyshime dhe ai nuk do të arrijë që ta ketë as gjysmën e pushtetit dhe fuqisë reale që e ka Hashim Thaçi. Kështu që në vij të parë gjithmonë gjendet Thaçi, për shkak të autoritetit që e ka krijuar tash e 15 vjet, duke drejtuar procese goxha të rëndësishme, ndërkaq prapavija e tij, ose motori i tij është Kadri Veseli. Prandaj prishja e raporteve mes këtyre dyve është spekulative, sepse ata njerëz nuk prishen. Fundja Hashim Thaçi e largoj Fatmir Limajn një e nga personalitet me të shquara të PDK-së pikërisht për shkak të Kadri Veselit”, tha Kelmendi.
Emri i Kadri Veselit është përmendur për postin e zëvendëskryeministri të Kosovës, në qeverinë e re, megjithatë lista me postet dhe emrat e atyre që do bartin këto poste ende nuk është bërë publike nga ana e PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat