Rugova: Kryeministri i takon LDK-së ose prishet marrëveshja

Kosova

Rugova: Kryeministri i takon LDK-së ose prishet marrëveshja

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 13:30

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se s’ka asnjë fije dyshimi se LDK-së do t’i takojë udhëheqja e Qeverisë dhe se në këtë pozitë do të jetë Isa Mustafa. Rugova ka thënë se nëse nuk ndodh kjo atëherë prishet marrëveshja me PDK’në.
“Natyrisht, Isa Mustafa do të jetë Kryeministër. Nëse nuk realizohet kjo marrëveshje ne e prishim këtë punë”, ka shtuar ai.
Por, zyrtarët e PDK-së deri më tash kanë thënë se ende nuk është e qartësuarse kush do të jetë në krye të Qeverisë.
Mirëpo, Rugova thotë se gjithçka është sqaruar pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku është votuar për të shkuar në koalicion me PDK-në por me kush që Isa Mustafa të bëhet Kryeministër.
“Vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është i qartë. Ne e udhëheqim Qeverinë”, ka shtuar ai.
Sa i përket pozitave ministrore, Rugova ka thënë se LDK i ka dërguar ekspertët për të biseduar me PDK-në dhe pushteti do të ndahet gjysmë për gjysmë me PDK-në.
Ai ka thënë se është çështje e marrëveshjes ndërmjet partive se cilat fusha do t’i udhëheqin.
Por, ai ka thënë se LDK nuk do të pranojë të marrë nën udhëheqje vetëm Ministri që nuk janë të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat