Islami: Koalicioni PDK-LDK po i amniston kriminelët, si Kadri Veselin e të tjerët...

Kosova

Islami: Koalicioni PDK-LDK po i amniston kriminelët, si Kadri Veselin e të tjerët...

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 11:37

Publicisti dhe analisti politik, Gazmend Islami, thekson për gazetën “Bota sot” se, krijimi i koalicionit në mes të LDK-së dhe PDK-së është edhe një shtytje e skamjes, mjerimit, varfërimit, korrupsionet, pasurim të pushtetarëve dhe nuk do të ketë zhvillim ekonomik.

“Por çka është më e dhimbshmja krijimi i institucioneve nga krerët e SHIK-ut apo më mirë të themi gjeneratorit të të gjithë të këqijave që janë bërë Kosovës”, thotë Islami.

Islami mendon se krejt këtë lojë e kanë bërë ata që kanë interesat e përbashkëta për ta gllabëruar Kosovën edhe më shumë, të dy këta krah të fuqishëm kriminal nga partitë kanë arrite të mundin edhe pjesën e shëndosh të LDK-së që tu imponohet kjo krijesë që për mua është një përbindësh politik i Kosovës.

“Kadri Vesli si duket në këto marifete do të merre pozitë të lartë politike, kjo do të thotë se Isa Mustafa po amniston krimin dhe kriminelët po amniston ata që dyshohen për përgatitje dhe vrasje dhe kanë dosje të hapur”, potencon ai.

Sipas Islamit, ky hap politik LDK-në e kthen në pikën zero, pra pas këndelljes së elektoratit të saj prapë do të ketë largime fërkime dhe mund të ketë prapë ndarje e kjo më së miri për shtati i shkon PDK-së e cila po dinë të manovron shumë situatën e krijuar.

“Në shumë prononcime të mijat dhën gazetës suaj kam theksuar se Blloku nuk do të mund të bëjë Qeverinë sepse mu këtu kam aluduar në personalitet politike që janë të lakueshme dhe luftojnë vetëm për pushtet dhe jp për shtet. Sa i përket se kush do të jetë Kryeministër PDK do të lejoj që ai të jetë nga LDK sepse edhe ashtu në gjithë hierarkinë shtetërore e ka nën kontroll dhe lirisht mund të themi se PDK do të sundoj deri 2022, këtë siguri ja dha Isa Mustafa dhe përkrahësit e tij”, thotë analsti politik Gazmend Islami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat