Çfarë thanë minatorët që mbetën shtatë orë të bllokuar

Kosova

Çfarë thanë minatorët që mbetën shtatë orë të bllokuar

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 00:26

Për më shumë se shtatë orë, 57 punëtorë të Minierës “Trepça” kanë mbetur të ngujuar brenda në minierë.
Minatori Shefqet Cimili që doli me grupin e tretë të këtyre punëtorëve nga horizontet nëntokësore të “Trepçës”, u ankua për mungesë ushqimi e uji.

“Nuk ka pasë as ushqim, s’ka pasë as ujë. Më ka mungu gjithçka, po shyqyr që dolëm”, tha Cimili.

Ai doli me liftin me të cilin transportohet xehja. Dalja me një lift të tillë është shumë e mundimshme, pasi nuk është i dizajnuar për njerëzit. Minatorët gjatë tërë rrugës që i nxjerrin mbi sipërfaqe qëndrojnë të kërrusur.

Çdo dalje e minatorëve shoqërohet me duartrokitje të njerëzve që po qëndrojnë para hyrjes së minierës.

Ismet Hajzeri, njëri nga minatorët e ngujuar tha: “I kanë pasë disa vështirësi të vogla, por minatorët janë mësuar me to, kështu që po vazhdojnë me dalë. Gjendja e minatorëve është e mirë”, tha Hajzeri.

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, tha se problemi i sotëm ndodhi për shkak të teknologjisë së vjetruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat