Erleta Ukshin Hoti: Nuk i besohet qeverisë LDK-PDK

Kosova

Erleta Ukshin Hoti: Nuk i besohet qeverisë LDK-PDK

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 00:20

E bija e atdhetarit të shquar, Ukshin Hotit, Erleta Hoti shprehet skeptike sa i përket ngritjes së mirëqenies qytetare edhe pas së qeverisjes së re të koalicionit PDK-LDK. Ajo thotë se ikja e qytetarëve më të madhe nga Kosova, është pasqyrë qe demaskon demagogjinë dhe mashtrimin e vazhdueshëm të Qeverive të Kosovës. Realisht kjo është pasqyrë se qztetarët nuk aspak besim as në këtë qeveri në ndërtim.

Postimi i plotë: “Nëse dikush mundet me ma mbushë mendjen se prioritet i kësaj qeverie do të jetë mirëqenia e qytetarëve, hiç s'i besoj.
- Gjykata Speciale për krime lufte mbahet në Holandë dhe nuk do të mund të krijohet para verës 2015, për shkak të shtyerjes së krijimit të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.
- Në anën tjetër, veç dy ditëve të fundit, dhjetëra autobusë me qytetarë ikin nga Kosova për një jetë më të mirë në perëndim dhe ky fluks nuk po ndalet, por po rritet.
Krejt çka po shoh është tentim shtyerje për krijimin e institucioneve, veç sa për të blerë kohë, meqë jo pak akterë kryesor politik do të marrin pjesë në këtë gjykatë, qoftë si të dyshuar apo si dëshmitar.
Edhe në rast të krijimit të institucioneve qeverisëse, dyshoj që s'do të kemi zgjedhje të reja në një periudhë të shkurtër kohore.
Në të kundërtën, qeveria do të jetë gjysmëfunksionale, ku më shumë do të ballafaqohen dhe preokupohen me Holandën sesa me qytetarët e Kosovës.
E sa i përket qytetarëve, ose fleni, ankohuni dhe kërkoni azil ose merrni shembull nga Shqipëria, ku veç sot për ngritje të çmimit të rrymës, rritje të papunësisë etj., rreth 200 mijë qytetarë protestuan në rrugë!
P.s. Niveli i fenomenit të prapanicës së Kallashit dhe WC-së së politikbërjes së kafeve po më duket i njejtë.”, shkruan Erleta Hoti në një postim në rrjetin e saj social fcb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat