Koalicioni me PDK-në, pa kosto elektorale për LDK-në

Kosova

Koalicioni me PDK-në, pa kosto elektorale për LDK-në

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 19:15

Një ndër argumentet kryesore që po përdoret nga mbështetësit e LDK-së, që janë kundër koalicionit të partisë së tyre me PDK-në ndërlidhet me pretendimin se ky koalicion do ketë kosto të madhe zgjedhore.
Sipas tyre LDK-ja e mbetur nën hijen e PDK-së do të implikohej, do të dekurajonte mbështetësit e saj dhe do të humbiste vota.
Mirëpo, faktet tregojnë të kundërtën dhe historia e zgjedhjeve të mëparshme nuk e mbështet këtë argument politik.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, LDK-ja e cila kishte dalur nga një koalicion me AAK-në, kishte fituar 129410 vota ose 22.6% të totalit dhe 25 mandate deputetësh.
Ndërkaq, në vitin 2010, e dalur nga një qeverisje në koalicion me PDK-në, LDK-ja kishte marrë172,552 vota ose 24.69 % të totalit dhe 27 ulëse në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat