Molliqaj: Ja pse Ramushi gaboi

Kosova

Molliqaj: Ja pse Ramushi gaboi

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 18:25

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka fajësuar edhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj për mos heqje dorë të kryeministrit.

Dardan molliqaj në një prononcim për Zëri, ka thënë se insistimi i dy liderëve për postin e kryeministrit ka qenë gabim në të dyja anët.

“Mendoj që insistimi i dy liderëve për postin e kryeministrit ka qenë gabim në të dyja anët dhe po mendoj që ka pas interesa të dyja anëve. Nuk jam i sigurt se nëse t'i jepej mundësia Isa Mustafës për postin e kryeministrit do të ndalte për të shkuar te PDK”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, Ramush Haradinaj do të duhej të jepte shembull dhe të hiqte dorë nga ky pozicion.

“Mendoj se Haradinaj do të duhet të jepte shembull dhe të hiqte dorë nga ky pozicion edhe nëse kjo vetëm do të dëshmonte që Isa Mustafa ka pas gjithsesi të jetë me PDK ”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj tha se ky vendim nuk ka qenë një shembull jo i mirë i dy liderëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat