Kosova në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kosova

Kosova në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 15:59

Një delegacion i Parlamentit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që këtë vit po mbahen në Hagë.
Delegacioni në përbërje të kryesuesit Xhavit Halitit dhe deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është pjesë e sesionit të 60 të Asamblesë Parlamentare të NATO-së, punimet e së cilës kanë filluar sot dhe do të zgjasin tre ditë, transmeton Zëri.

Përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të NATO-së do të diskutojnë çështje të sigurisë transatlantike dhe raportet e përgatitura nga Komitetet e Asamblesë.

Sesioni i këtij viti ka mbledhur 300 deputet nga 28 vende anëtare të NATO-s nga Amerika e Veriut dhe Evropa si dhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhguese.

Kryesuesi Haliti dhe deputetja Deliu Kodra në këtë vizitë po e përfaqësojnë Kosovën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat