Rritet roli i Gjermanisë në Kosovë

Kosova

Rritet roli i Gjermanisë në Kosovë

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 15:33

Tradicionalisht është menduar se aktorët e huaj kryesorë me ndikim vendimtarë në Kosovë janë amerikanët. Ndërkohë, zhvillimet e fundit politike në Kosovë lënë të mendohet se edhe roli i Gjermanisë po bëhet shumë më i rëndësishëm.
Qytetarët e Kosovës e marrin të mirëqenë se koalicioni i ri qeverisës ka marrë bekimin amerikan, përderisa ambasadorja Jacobson ishte e pranishme në takimin e Thaçit dhe Mustafës në presidencë.

“Përveç ndihmës së pakrahasueshme në çlirimin e Kosovës, të gjithë e mbajmë mend rolin e zëshëm të Tina Kajdanovit dhe përfshirjen e saj intensive në zhvillimet e vendit. Po ashtu ende mbetet në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës angazhimi i ish-ambasadorit Dell në zgjedhjen e presidentit Pacolli dhe presidentes Jahjaga. Mirëpo, vizita në Gjermani që ka ndërmarrë lidershipi i LDK-së para se të vendoste sesi të vepronte për ngërçin, lë të kuptohet se pesha e gjermanëve ka qenë shumë e madhe në formimin e koalicionit PDK-LDK”, thotë për media në kushte anonimiteti, një punonjës i ambasadës gjermane.

Sipas tij, me sa tregon kjo vizitë, Isa Mustafa, nuk është mjaftuar vetëm me udhëzimet që kanë ardhur nga ambasada amerikane, por ka pritur edhe rekomandimet dhe miratimin e gjermanëve përpara se të ndërmerrte hapin që i dha fund ngërçit gjashtëmujor politik në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat