Askush dhe asgjë nuk mund ta ndaloj Isa Mustafën të jetë kryeministër i Kosovës

Kosova

Askush dhe asgjë nuk mund ta ndaloj Isa Mustafën të jetë kryeministër i Kosovës

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 11:21

Isa Mustafës i ka ‘skaduar’ afati i të qenit lider i LDK-së. Mirëpo rrjedhoja e ngjarjeve të fundit në vend ua ka bërë të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve brenda partisë. Megjithatë kjo nuk e pengon Isa Mustafën që të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit.

Këtë nuk ia ndalon as Kushtetuta e Kosovës e madje as vetë anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ata i dhanë mbështetjen për koalicion dhe për të qenë kryeministër i vendit. Me përjashtim të 7 anëtarëve, 65 të tjerë votuan pro koalicionit më PDK-në, ndërsa as kush nuk e kundërshtoj që Isa Mustafa ta qeverisë Kosovën.

Në Kushtetutën e Kosovës nuk është e shkruar qartë se kush mund e kush nuk mund të udhëheq Qeverinë e Kosovës. Si e tillë nuk ia ndalon as Isa Mustafës kryeministrin. Sipas Kushtetutës, kryeministër i vendit mund të jetë ai person që merr shumicën në Kuvend.

Kështu thotë Kushtetuta e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë:

1. Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për
Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e
nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet
përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të
Kuvendit të Kosovës.
/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat