Thaçi: "...dhe dritë e diturisë përpara do t'na shpjerë"

Kosova

Thaçi: "...dhe dritë e diturisë përpara do t'na shpjerë"

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 11:07

Kryeministri në largim Hashim Thaçi ka uruar ditën e Alfabetit dhe përvjetorin e 106-të të Kongresit të Manastirit, duke e vlerësuar si njërën nga ditët më të rëndësishme të historisë shqiptare. Ai në këtë rast e theksuar njërën nga thëniet e shkrimtarit Naim Frashërit "dhe dritë e diturisë përpara do t'na shpjerë".

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në facebook:

Gëzuar ditën e Alfabetit dhe përvjetorin e 106-të të Kongresit të Manastirit, njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë. Lavdi rilindasve tanë të cilët në këtë kongres duke u dakorduar për alfabetin latin, morrën vendimin e duhur historik të orientimit të kombit njëherë e përgjithmonë drejt perëndimit. Në frymën dhe traditën e tyre, edhe ne sot duhet të luftojmë ta çojmë vendin përpara nëpërmjet arsimit, sepse sikurse thoshte me shumë të drejtë Naim Frashëri "dhe dritë e diturisë përpara do t'na shpjerë". HTH/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat