Jahjaga në Arabi merr përkrahje për ndërtimin e qendrës kirurgjike të fëmijëve

Kosova

Jahjaga në Arabi merr përkrahje për ndërtimin e qendrës kirurgjike të fëmijëve

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 11:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot një delegacion të Fondacionit të Shkëlqesisë së Saj, Sheikës Fatima bint Mubarak, nënës Mbretëreshë të Emirateve të Bashkuara Arabe nga i cili pranoi njoftimin për përkrahjen e Shkëlqesisë së Saj për të ndërtuar qendrën kirurgjike të fëmijëve dhe departamentin për trajtimin e kancerit të fëmijëve në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Presidentja Jahjaga e falenderoi Shkëlqesinë e saj për përkrahjen dhe përkujdesjen e saj dhe familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe për qytetarët e Kosovës dhe mirëqenien e tyre, duke theksuar se ky vazhdim i bashkëpunimit është simbol i marrëdhënieve shumë të mira bilaterale dhe miqësisë mes dy vendeve dhe dy popujve.

Projekti i ndërtimit të qendrës për përkujdesjen e fëmijëve pritet që të lansohet në një vizitë zyrtare nga një delegacion i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë muajit dhjetor.

Presidentja Jahjaga po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesën e Princit të Kurorës, Sheikut Mohammed bin Zayed bin Sultan Al Nahyan./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat