Kryeparlamentari, pjesë e pazarit

Kosova

Kryeparlamentari, pjesë e pazarit

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 08:57

Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit, Flora Brovina, ende nuk ka vendosur se kur do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive. Ndonëse ajo ditë më parë pati deklaruar se e ka urdhëruar administratën e Kuvendit që t’i fillojë përgatitjet për seancën e re, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Punëtorët e kësaj administrate nuk kanë marrë asnjë shkresë zyrtare nga kryesuesja Brovina për fillimin e përgatitjeve për mbajtjen e kësaj seance. Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka thënë për gazetën se nuk ka asgjë të re në drejtim të thirrjes së seancës.

Heqja dorë e Bllokut nga pozita e kryeparlamentarit, kishte bërë që shumë ambasadorë të akredituar në vend të kërkonin thirrjen e menjëhershme të vazhdimit të seancës, pasi konsideronin se nuk ka asnjë arsye për zvarritjen e mëtutjeshme të saj.

Por as këto kërkesa të faktorit ndërkombëtar nuk e kanë bindur partinë fituese të zgjedhjeve, PDK-në, që të kërkojë nga kryesuesja Flora Brovina që ta thërrasë seancën. Kjo parti vazhdonte të kushtëzonte thirrjen e seancës me arritjen e një marrëveshjeje në mes të partive politike për bashkëqeverisje./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat