Kosova ka 16 mijë veteranë të UÇK-së

Kosova

Kosova ka 16 mijë veteranë të UÇK-së

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 20:54

Vetëm 30 për qind të atyre që pretenduan se luftuan për Kosovën, do t’ju njihet statusi i veteranit.
Nga mbi 52 mijë aplikacione, të cilave u është dhënë vula përfundimtare, vetëm 16 mijë janë pranuar si luftëtarë të vërtetë të UÇK-së. Dy vjet pas nisjes së procesit, në dhjetor pritet edhe publikimi i listave finale.
Tashmë Qeveria ka ndarë edhe buxhetin për të nisur zbatimin e ligjit për veteranët që nga 1 janari. 25 milionë euro nga Buxheti i Kosovës do të shkojnë për kontribuuesit e luftës dhe femrat e dhunuara. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Sekretari i Komisionit Qeveritar për Verifikim, Faik Fazliu.
“Në dhjetor listat do të publikohen për publikun, e në janar pritet që veteranët të nisin t’i marrin benefitet që u takojnë”, ka thënë Fazliu.
Ndryshe, një pjesë e veteranëve kanë kërcënuar që në rast se procesi nuk përmbyllet deri më 31 dhjetor, atëherë ata do të dalin në rrugë për të protestuar, pasi thonë se procesi u stërzgjat qëllimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat