Koalicionin e përshëndet edhe Forca e Re Demokratike në Mal të Zi

Kosova

Koalicionin e përshëndet edhe Forca e Re Demokratike në Mal të Zi

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 18:13

Marrëveshjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka përshëndetur edhe partia kryesore e shqiptarëve në Mal të Zi, Forca e Re Demokratike.
Nazif Cungu, udhëheqësi i kësaj partie, përmes një njoftimi për media, ka shprehur urimet e saj për arritjen e kësaj marrëveshje ndërmjet dy partive më të mëdha, siç shkruhet në njoftim.

“Shqiptarët e Malit të Zi e kanë përcjellë me vëmendje gjendjen politike në Kosovë dhe arritjen e marrëveshjes së mirëpritur në interesin më të mirë të Kosovës. Urojmë konstituimin sa ma të shpejtë të institucioneve dhe suksese në qeverisjen e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat