Muhaxhiri e Smaka, PDK do synojë ministrit e forta

Kosova

Muhaxhiri e Smaka, PDK do synojë ministrit e forta

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 16:54

Analistët politik, mendojnë se Partia demokratike e Kosovës, do të synojë që në ndarjen e posteve qeveritare të marrë ministrit me më ndikim në jetën e qytetarëve , të cilat gjithashtu do t’i sigurojnë asaj fitoren edhe në zgjedhjet e radhës. Artan Muhaxhiri, tha për Bota sot, se edhe në ndarjen e posteve PDK do të kërkojë pozicionim të sigurtë.

“Mendojë se me vetë faktin se nuk do të udhëheq qeverinë Partia Demokratike e Kosovës do të synojë të merr ministrit të cilat janë më të fuqishme dhe të cilat kanë ndikim në jetën e qytetarëve të Kosovës, pra mendojë se do të fokusohet në ministri të rëndësishme, si ajo e ekonomisë e punëve të ashte e mbrojtje dhe infrastrukture. D.m.th këto janë fokusi i PDK në mënyrë që të kompensoj me një aspekt edhe mungesën e kryerminstrin atëherë do të fokusohet në ministri të fuqishme që kanë buxhet të madh , ku mund të ketë projekte të mëdha ku mund ti siguroj edhe votat për zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa Riza Smaka, njohës i çështjeve kushtetuese, mendon se partia politike që do të ketë postine kryeministrit në qeveverine re do të duhej të kishte dy ose tri parti më pak.

“Definitivisht nuk dihet se kush do ketë kryeministre kjo çështje është e hapur, nëse kjo do të definohej, atëherë partia politike që do të merrte postin e kryeministri do të duhej të kishte dy ose tri ministri më pak. Dihet se ministri më të fuqishme janë ajo e drejtësisë, e ekonomisë, e forcës së sigurisë, e financave , e tash këto gjithsesi do të balancohen në këto negociata. Në Kosovë bie fjala, për ministrin e infrastrukturës do të ketë garë mes partive, meqë aty ka shumë tenderë dhe besoj ë se të dy këto parti do të synojnë ta kenë secila për vete. Kjo është çështje pak a shumë bizare, por ky është realiteti. PDK ka justifikim që të kërkojë ministri që janë më relevante , përderisa postin e kryeministrit do ta ketë e LDK, dhe kjo është e logjikshme dhe mendojë se ky balancim do të vendoset patjetër edhe ne këtë rast” tha Smaka

Për ndarjen e posteve dhe ministrive përkatëse nuk janë prononcuar asnjëra nga partitë politike, meqë sipas përfaqësuesve të tyre, grupet punuese ende nuk kanë përfunduar punën. Por me gjasë të hënën gjithçka do jetë e qartë, meqë e hëna konsiderohet edhe si një lloj dite përfundimtare për harmonizim të marrëveshjeve mes PDK-së, LDK-së dhe pakicave. Valbona Mazreku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat