Rashiq: Koalicioni PDK-LDK jep pak hapësirë për serbët në qeveri

Kosova

Rashiq: Koalicioni PDK-LDK jep pak hapësirë për serbët në qeveri

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 16:08

Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale në largim, Nena Rashiq ka thënë se formimi i koalicionit në mes të PDK-së dhe LDK-së, do të “minimizojë mundësitë” që serbët të jenë në pozita të larta në qeveri.
Rashiq për mediat serbe ka thënë se pamundësia që përfaqësuesit serbë të jenë të rëndësishëm në qeveri, sipas tij, zvogëlon mundësitë për zgjidhjen e çështjeve të komunitetit serb në Kosovë.

Ai ka pranuar se shumica e ardhshme parlamentare dhe Qeveria e Kosovës do të jetë stabile, po turbulenca të brendshme.

“Fatkeqësisht, kur bëhet fjalë për komunitetin serb, mund të them se ky koalicion nënkupton që serbët do të kenë pak mundësi që të kenë pozita të rëndësishme në qeverinë e ardhshme. Dhe me këtë, sipas të gjitha gjasave, do të zvogëlohet edhe numri i ministrave serbë”, ka thënë Rashiq, transmeton lajmi.net.

Kryetari i Partisë Demokratike Progresiste (PDS) Rashiq ka shtuar se në bazë të Kushtetutës së Kosovës, serbëve u garantohet të paktën një ministri në qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat