Demanton Gecaj: Asnjëherë nuk thashë se Jacobson është garantuese e marrëveshjes PDK-LDK

Kosova

Demanton Gecaj: Asnjëherë nuk thashë se Jacobson është garantuese e marrëveshjes PDK-LDK

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 15:39

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar pas disa shkrimeve nëpër media se ai ka deklaruar se ambasadorja amerikane Tracey Jacobson është garantuese e marrëveshjes PDK-LDK. Ai në këtë rast ka demantuar Kohën Ditore e portalin Orainfo.

Ja reagimi i plotë i tij:

Jam i shtrënguar të reagoi pasi që emri im është lakuar disa here sot gabimisht apo me qëllim në mediet e shkruara dhe elektronike. Kjo ka filluar me të përditshmen Koha Ditore, në të cilën theksohet së unë gjoja kam deklaruar se garantore e marrëveshjes bashkë-qeverisëse PDK-LDK është Ambasadorja Jacobson. Gazetari i Kohës Ditore e pranon se mund t’i ishte përvjedhë ky gabim, pasi që unë vetëm kisha informuar se Ambasadorja ishte prezente në takim. Më vjen shumë keq që kjo ka provokuar edhe reagimin e Ambasadores. Gjithashtu, portali ORAINFO ka lakuar emrin tim si kandidat i mundshëm konsensual për pozitën e Kryeministrit të vendit. Dua ta bëj të qartë se kjo informatë është lansuar po u kontaktuar unë fare. Që nga momenti i rikthimit tim në Lidhjen Demokratike të Kosovës unë jam plotësisht i gatshëm të pranoi përgjegjësitë që më ngarkohen nga ana e partisë. Megjithatë, as nuk kam pretendime të tilla dhe as që është diskutuar ndonjëherë emri im në këtë kontekst. LDK ka Isa Mustafën kandidat për Kryeministër dhe unë do ta mbështes me gjithë forcën dhe energjinë time./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat