Dega e Ismet Beqirit kundër koalicionit me PDK-në

Kosova

Dega e Ismet Beqirit kundër koalicionit me PDK-në

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 15:18

Koalicioni i arritur ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës duket se do t’i kushtoj shumë shtrenjtë partisë së drejtuar nga Isa Mustafa. Pas disa dorëheqjeve nëpër disa degë, edhe një degë e LDK-së ka kërkuar anulimin e marrëveshjes.

Është kjo Dega e LDK-së në Kodrën e Trimave, bastion ky i LDK-së, prej nga vjen edhe njëri nga drejtuesit e LDK-së, Ismet Beqiri.

Në një njoftim të lëshuar kjo degë kërkon që menjëherë të revokohet nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje.

“Dega e LDK-se ne Kodren e Trimave eshte kunder koalicionit me Partine Demokratike te Kosoves. Kerkojme qe nenshkrimi i kesaj marrveshje te revokohet”, thuhet në njoftimin e kësaj dege.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat