Thaçi: Edhe një hap drejtë modernizimit të infrastrukturës

Kosova

Thaçi: Edhe një hap drejtë modernizimit të infrastrukturës

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 15:14

Kryeministri në ikje Hashim Thaçi ka thënë se sot ishte i pranishëm në ceremoninë e projektit më të rëndësishëm në Kosovë dhe është ehde një hap tjetër për modernizimin e infrastrukturës së vendit.

“Sot mora pjesë në ceremoninë e fillimit të fazës së tretë të ndërtimit të fabrikës së përpunimit të ujit në Shkabaj e cila do të përmbushë njëherë e mirë nevojat e banorëve të komunës së Prishtinës për ujë të pijshëm. Shpreha mirënjohjen tonë të madhe donatorëve që ju bashkangjitën qeverise pë ta financuar këtë projekt madhor. Ky projekt është një ndër më të rëndësishmit të ndërmarrë në Kosovë dhe bën pjesë e përpjekjeve të qeverisë sime për të modernizuar infrastrukturën e vendit në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve, të nxitet zhvillimi dhe të hapen vende të reja të punës. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat