Thaçi: Shumë shpejt do krijohen institucionet

Kosova

Thaçi: Shumë shpejt do krijohen institucionet

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 15:07

Kryeministri i qeverisë në largim dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi tha se shumë shpejtë Republika e Kosovës do të ketë institucionet e saj, në të gjitha nivelet që nënkupton dhënien fund të ngërqit politik në vend. Ai tha se së bashku me partnerin koalicionit dhe përfaqësuesit e pakicave shumë shpejt do të dalin me një program qeverisës të harmonizuar si dhe me emrat e bartësve të pozitave në ekzekutivin e vendit.

“Gjithçka është duke shkuar sipas planit, siç është planifikuar. Sot grupet punuese dypartiake të PDK-ja dhe LDK-së janë duke punuar për të harmonizuar çështjet programore është duke u punuar në mënyrë intenvzive , kështu që shumë shpejt do të përmbyllet edhe kjo çështje dhe gjithçka është e qartë për të plotësuar në plotni marrëveshjen e arritur mes PDK LDK dhe partnerëve tanë të ardhshëm që do të jenë pjesë e ekzekutivit dhe ndërtimit të të gjitha institucioneve, pra legjislative ekzekutive edhe presidenciale” tha Thaçi./V.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat