Çka ndodhi me Hamitët, pse nuk e kundërshtuan marrëveshjen me PDK-në?

Kosova

Çka ndodhi me Hamitët, pse nuk e kundërshtuan marrëveshjen me PDK-në?

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 12:57

Një goditje të rëndë kryetarit të LDK-së i kishte dhënë, një ditë para marrëveshjes Muhamet Hamiti, nga familja e madhe e Hamitëve. Pra Muhamet Hamiti e Sabri Hamiti janë nip e axhë.

Muhameti, në facebook kishte shkruar se, hutimi dhe stepja para vëshitrësive e liderit të saj Isa Mustafa dhe i disa bashkëpunëtorëve të tij, është me pasoja potencialisht fatale për Kosovën.

“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), partia që krijoi një kulturë e vetëdije shtetërore e kombëtare tash e një çerek shekulli, falë vizionit të Presidentit Ibrahim Rugova dhe të lëvizjes shembullore shqiptare që i priu, është në udhëkryq. Hutimi dhe stepja para vëshitrësive e liderit të saj Isa Mustafa dhe i disa bashkëpunëtorëve të tij, është me pasoja potencialisht fatale për Kosovën që po përballet me krizën më të rëndë në historinë e vet të re për shkak se elitat politike dhe jopolitike të vendit qe një kohë të gjatë kanë bërë pakt me të keqen, në emër të kompromisit. Paraliza është rezultat i atrofimit të vlerave, të pajtimit me një sjellje manipulative të politikanëve lojcakë, që ndërrojnë deklarata e qëndrime për interesa të momentit”, ka shkruar Hamiti.

Ai ka theksuar se, tash maskat po bien, me gjasë. Protagonistët që i nxorri në skenë koha e fundit të mos hidhërohen pse ne të tjerët mbajmë mend përbetimet e tyre të mëhershme dhe nuk u duartrokasim të rejave. Nuk u kemi besuar fort asnjëherë, tash hiq.

“Shpresojmë që politikanët lojcakë të nxjerrin mësime. Për hir të vetes së tyre, më shumë për veten tonë. Pakti i LDK-së dhe i formacioneve të tjera që u bënë gjoja Bllok për të mos lejuar një Qeveri Thaçi 3 – që do të ishte vazhdim i rrënimit të ekonomisë, të arsimit (kujto mësymjen që do të plandosë Universitetin e Prishtinës) dhe të vetë palcës shoqërore të Kosovës – nuk mund të ndreqet duke bërë një pakt edhe më të keq. Pakti me djallin mbaron keq, siç e dëshmon miti i Faustit. Le të mendojë kush mundet dhe di, le të kundërshtojë kush ka guxim katandisjen e fatit tonë. Lavdi njerëzve që kundërshtojnë të keqen, qoftë edhe kur deklarativisht bëhet në emër të së mirës së përgjithshme! Lavdi pakicës që mendon! Dhe që vepron, nëse mundet. Për hir të mundësisë që pastaj, ngadalë, të nisë rruga e rimëkëmbjes së Republikës sonë të dashur”, ka theksuar Muhamet Hamiti.

Por, edhe përkundër kësaj, Sabri e Sami Hamiti nuk e kanë kundërshtuar një marrëveshje të tillë. Ata kanë abstenuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës.

Por, është për tu çuditur fakti se, për gjatë këtyrë pesë muajve, një marrëveshje e tillë ishte kundërshtuar ashpër edhe nda drejtues të tjerë të LDK-së. Kurse pothuajse atë natë, ishin të gjithë pro marrëveshjes, madje sipas informacioneve aty kishte edhe kërcenime se duhet të shkohet me PDK-në ose vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Pos Hamitëve, që kanë abstenuar, njëjtë ka vepruar edhe Rita Hajzeraj, kurse Arben Gashi, i cili në vazhdimësi ka thënë se është kundër koalicionit me PDK-në ka votuar pro. Madje, Gashi në fjalimin e tij ka thënë se nuk bënë të ketë koalicion me PDK, mirëpo votoi pro.

7 anëtarët e Këshillit që votuan kundër kësaj marrëveshje janë:

Vjosa Osmani

Faton Peci

Kimete Bytyçi

Xhafer Tahiri

Kujtim Shala

Naim Hajra

Haki Imeri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat