Ferati: Emri im nuk lakohet për kryeministër

Kosova

Ferati: Emri im nuk lakohet për kryeministër

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 12:42

Në mesin e pak emrave që kanë gjasa për t’u zgjedhur kryeministër nga radhët e LDK-së, nëse nuk bëhet Isa Mustafa, është ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, bëjnë të ditur burime të Veriu.info.
Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Sadri Ferati, në një prononcim për Veriu.info ka thënë se nuk është fare në dijeni se ai është opsion për kryeministër.

“Unë nuk jam në dijeni për këtë që po e thoni ju. Në asnjë bisedë nuk kam informata që është përmendur emri im dhe as që besoj fare që do të ndodh. Emri për kryeministër mendoj se duhet të gjendet në mesin e 2-3 njerëzve kryesor të LDK-së”, ka thënë Ferati, pa dashur të përmend emrat konkret, se cilët mund të vijnë në shprehje në kryetari Mustafa nuk bëhet kryeministër.

Ndryshe, edhe Bajram Rexhepi kur ishte pyetur se a është opsion për t’u bërë kryeministër në kohën e formimit të Qeverisë së dalë nga zgjedhjet e para nacionale pas luftës, kishte mohuar kategorikisht një mundësi të tillë, por në fund u bë kryeministër. Se a e ka fatin e Rexhepit bashkëvendësi i tij, pritet të shihet në ditët vijuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat