Lista e të propozuarve nga OVL e UÇK-së për pranim automatik në UP

Kosova

Lista e të propozuarve nga OVL e UÇK-së për pranim automatik në UP

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 12:20

Publikohet lista e të propozuarve nga OVL e UÇK për pranim me automatizëm në Universitetin “Hasan Prishtina”.
Kërkesa ultimative e OVL të UÇK,e mbështetur edhe nga Ministria e Arsimit dhe Këshilli Drejtues i Universitetit, që mbi një mijë fëmijë të kategorive të dala nga lufta, u kundërshtua nga rektori i ri i tij, Ramadan Zejnullahu dhe nga një pjesë e shoqërisë civile, si një cenim kriteresh të shtruara për rritjen e cilësisë në këtë institucion, por edhe si një diskriminim, transmeton koha.

Ndërsa u bënë dyshime në interpretimin e Memorandumit, që sipas OVL UÇK u jep të drejtën të gjithë fëmijëve nga prindër të kategorive të dala nga lufta të regjistrohen me automatizëm, të tjerë thanë se ata kanë përparësi regjistrimi vetëm nëse janë të njëjtë me rezultatet e kriteret e kërkuara për regjistrim.

Kishte edhe dyshime se në listë janë përfshirë fëmijë kategorish që s’kanë lidhje me prindër veteranë, invalidë a dëshmorë të luftës dhe OVL e UÇK kundërshtoi ta bëjë publike listën, që të mund të verifikoheshin dyshimet. Atë që s’e bëri OVL e UÇK, po e bëjmë ne, me bindjen se kështu u ndihmohet atyre kandidatëve që e meritojnë regjistrimin në bazë të meritave të luftës së prindërve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat