Shpend Ahmeti: LDK-ja po e gënjen vetën

Kosova

Shpend Ahmeti: LDK-ja po e gënjen vetën

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 11:17

Kryetari i komunës së Prishtinës ka shkruar në Facebook se LDK-ja po gënjen rreth garanciioneve të ambasadorës amerikane. Sipas tij një garancion të tillë e kishin dhënë edhe para tre viteve se do të shkurtonin mandatin e Thaçit, por atij vetëm se ia siguruan edhe një mandate.

Lexojeni të plotë reagimin

Me "garancionet" nga ambasadorja, udhëheqësia e LDK nuk po e di a po e gënjen vetën, anëtarët apo elektoratin në përgjithësi. (përveç që u mohuan)

Para tre viteve e patën një garancion për presidenten. Na thonin se ja kanë shkurtu mandatin Thaqit etj. etj. përderisa mundoheshin ta arsyetonin nënshkrimin me Thaqin. Lere që nuk ja shkurtuan mandatin por sapo ja siguruan edhe një mandat tjetër në qeveri, ndërsa edhe atëherë I. Mustafa kishte garanca për tu bërë president.

Prandaj, nuk ka më rrena e mashtrime. Ka vetëm një rrugë përpara./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat