Haziri: Nuk i tradhtoj gjilanasit, Isa kryeministër

Kosova

Haziri: Nuk i tradhtoj gjilanasit, Isa kryeministër

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 11:10

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas shkrimeve se ai mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Ai për t’ua bërë të ditur qytetarëve gjilanas që ua dhanë votën për kryetar të tyre, tha se do të vazhdoj të mbajë atë pozitë. Ndërkaq tha se Isa Mustafa do të jetë kryeministër i Kosovës.

Lexojeni të plotë reagimin

Unë jam me ju që besoni në qeverisjen e LDK-së, për të herë të parë pas 15 vitesh sakrificë e kompromise. LDK do të punoj për shtet, integrime brendashqiptare, euroatlantike, lëvizje të lirë e prosperitet. Detyra ime sot është ajo që bëjë vazhdimisht: gjilanasi për gjilanasit. Jam i nderuar që më keni dhënë besimin në mënyrë plebishitare në zgjedhjet lokale. Jam i Juaji deri në fund, me Isën Kryeministër! LH/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat