Vajza e Enver Malokut të vrarë: Votoj kundër koalicionit me partinë që akuzohet për vrasje politike!

Kosova

Vajza e Enver Malokut të vrarë: Votoj kundër koalicionit me partinë që akuzohet për vrasje politike!

Nga: M.Lakna Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 10:57

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, është shprehur kundër koalicionit LDK-PDK.
Doruntinë Maloku, përmes një postimi në rrjetin social, e quan arbitrarë vendimin e LDK-së për të hyrë në koalicion me PDK-në duke thënë se ky akt është shkelje mbi vlerat dhe parimet që LDK-ja ka kultivuar qe një çerekshekull”.

“Vendimi arbitrar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për të hyrë në koalicion qeverisës me partinë që vendin tonë e ka shndërruar në shtet mafioz, PDK-në, është shkelje mbi vlerat dhe parimet që LDK-ja ka kultivuar qe një çerekshekull”, shkruan Maloku.

Deputetja Maloku, thotë se voton kundër bashkimin me partinë që përfaqëson kupolën e krimit dhe që akuzohet edhe nga NATO për vrasje politike.

“Si përfaqësuese e zgjedhur e popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kam vendosur të votoj KUNDËR këtij bashkimi të papranueshëm me partinë që përfaqëson kupolën e krimit, korrupsionit e të mafias në Kosovë! Dhe e cila madje edhe nga NATO-ja akuzohet për vrasje të politikanëve shqiptarë të Kosovës. Gjithashtu, nuk do t'i përmbahem zotimit të LDK-së për të votuar pro krye parlamentarit nga radhët e PDK-së. KUNDËR!!!”,përfundon Maloku në rrjetin social.

Ndryshe, Doruntinë Maloku është vajza e veprimtarit të shquar të LDK-së Enver Maloku i cili është vrarë pas luftës në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat