Flet Eqrem Kryeziu, 'sulmon' Isa Mustafën

Kosova

Flet Eqrem Kryeziu, 'sulmon' Isa Mustafën

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 10:32

Ndaj situatës së fundit të krijuar në vend pas koalicionit të ri PDK-LDK ka reaguar edhe ish-Nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu. Ai edhe kësëaj radhe nuk kurseu fjalët për të parin e LDK-së, Isa Mustafës, derisa e krahasoj me ISIS-in, organizatën terroriste që pret koka njerëzish.

Ai thotë është persektuar nga anëtarët e LDK-së kur kishte thënë se sduhet vënë vija të kuqe më asnjë parti, por duhet vënë marrëveshjeve për krim dhe korrupsion.

Lexojeni të plotë reagimin

Jam i ftuar prej miqësh për të dhënë opinionin tim rreth zhvillimeve të fundit dhe po e bëj me këtë rast.

Ishte një burrë, merak në elegancë, që blente këpucë të paktën dy numra më të vegjël se masa e këmbës. Dhe i bante, duke i shkaktuar ecje nëpër mundime, si Veton Surroi gjatë ecjes epike gjithandej Kosovës.

Pas gjëmimeve, sa me jehonë, sa pa jehonë, nga shkaku i ngërçit fizik që ua bënte këmbëve të veta, miqtë morën guxim dhe e pyetën:

- Njeri, a mund të na shpjegosh pse e torturon veten në këtë mënyrë?

- Ju nuk e dini ç'lehtësim e ç'kënaqësi ndiej kur në mbrëmje i zbath këpucët - tha.

Ngërç ai jarani, ngërç Kosova.

Lehtësim tani.

Jam persekutuar pse isha kundër vijave të kuqe. Bukuroshat e LDK-së m'u sulën, veçan prapa shpine. Vetë Isa erdhi si Kryetar i partisë duke trashur vijën e kuqe me PDK-në. Atëbotë unë isha i tmerruar, sepse një njeri përgjegjës nuk bën me asnjë çmim të ushqejë pasionet primitive të njerëzve, ose ta quaj më mirë - të manipulojë me kategoritë irracionale të tyre. Sot ISIS organizon edhe për fëmijë shfaqje me koka të prera. Por e liga doli në rrugë dhe do të merrte tagrin e vet (Shakespeare Jul Qesari).

E vetmja vijë e kuqe për mua ka qenë kundër qeverisë së korrupcionit e të favorizimit të krimit të organizuar.

Ky koalicion nuk është rasti për të sulmuar unë qytetarin Isa./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat