Muhaxhiri: Kosova ka probleme të mëdha me moralin politik

Kosova

Muhaxhiri: Kosova ka probleme të mëdha me moralin politik

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 09:38

Për analistin politik, Artan Muhaxhiri, skena politike në Kosovë, në përgjithësi ka probleme të mëdha me moralin politik.

Prandaj sipas tij, edhe nuk janë të pazakonshme ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve.

“Sa i përket besueshmërisë dhe kredibilitetit çdo gjë do të varet nga kabineti i ardhshëm qeveritar prej njerëzve të cilët do të udhëheqin me ministritë dhe aty nëse zgjedhën njerëz që kanë një lloj besueshmërie ndoshta edhe mund të relativizohet kjo mungesë e besimit në këtë marrëveshje”, ka thënë Muhaxhiri, për Tribunën.

“Mirëpo, nëse edhe përzgjedhja e ministrave të ardhshëm që kanë pasur ndonjë akuzë dhe nuk janë të pastër sa i përket aspektit moral e politik, atëherë do të këtë probleme të mëdha me besueshmëri”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat