Refuzohet ankesa e mjekëve të

Kosova

Refuzohet ankesa e mjekëve të

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 09:37

Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka refuzuar ankesën e mbrojtësve të mjekëve të arrestuar javë më parë.

Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, refuzoi si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve L. Brovina, B. Petrovski, A. Hocaoglu, A. Bakiqi, N. Zeqiri, D. Gorani, E. Muhaxheri, M. Abazi dhe R. Emra, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 07.11.2014, thuhet në një njoftim.
Personat në fjalë dyshohen për në serë veprash penale si: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit si dhe ushtrim u kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.
Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit,pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pabazuara, ngase aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë PPRKR.nr.286/2014, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar, se te pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen.
Nisur nga kjo, Gjykata e Apelit konstaton se ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit ndaj tyre, ngase masat e tjera të parapara me ligj, janë të pamjaftueshme për sigurinë e prezencës së të pandehurve në këtë fazë të procedurës. Njëkohësisht gjykata druan se me shqiptimin e masave tjera, të pandehurit do të mund të iknin ose arratiseshin,të ndikonin në rrjedhën e procedurës, apo të kryenin ose përsëritnin veprat penale për çka dyshohen./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat