LDK në ditë të vështira

Kosova

LDK në ditë të vështira

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 09:37

Vjosa Osmani, Alma Lama, Kujtim Shala, janë të paktën tre deputetët e LDK-së të cilët nuk do të votojnë çfarëdo kandidati të LDK-së për kryeministër pas koalicionit me PDK-në. Lista e deputetëve të pakënaqur të LDK-së me koalicionin e arritur në mes të Hashim Thaçit e Isa Mustafës, në zyrat e presidentes Atifete Jahjaga me prezencën e ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson, megjithatë pretendohet të jetë më e gjatë.
Aty hynë edhe Adem Salihu e Arben Gashi. Ndërkohë komunikimi i zakonshëm i Isa Mustafës në rrjetin social facebook të enjten ishte më ndryshe, meqë komentet negative ishin ato që kishin pushtuar faqen e tij zyrtare. Nuk ishin të pakta komentet që e cilësonin veprimin e LDK-së si vdekje politike për këtë subjekt, dhe si tradhti ndaj elektoratit të saj, i cili vazhdimisht ka kërkuar që kjo parti të mos bashkohet me PDK-në.
Madje elektorati i dëshpëruar i LDK-se, ka krijuar edhe një faqe në këtë rrjet “Të gjithë kundër Isa Mustafës, Kryeministër”, për të kundërshtuar me çdo kusht vendimin e Këshillit të Përgjithshëm i cili edhe i dha dritën jeshile këtij koalicioni./ Tribuna

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat