Në kryeqytet 1.400 rrugë të paemërtuara

Kosova

Në kryeqytet 1.400 rrugë të paemërtuara

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 08:46

Komuna e Prishtinës, duke përfshirë edhe fshatrat e saj, i ka edhe 1.400 rrugë të paemërtuara, derisa mosemërtimi i tyre u paraqet telashe shumë të mëdha si banorëve, ashtu edhe institucioneve, sidomos atyre që kanë të bëjnë me shërbime të ndryshme.
Këtë fakt e ka pohuar kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se aktualisht kjo komunë i ka 2.000 rrugë, kurse vetëm rreth 600 prej tyre janë të emërtuara. Për shkak të kësaj, Ahmeti ka thënë se Komuna është duke punuar në sistemin e finalizimit të adresave nëpër rrugë.

Komuna e Prishtinës e ka të themeluar një komision për këtë çështje, mirëpo zyrtarët e tij theksojnë se zgjerimi i Prishtinës me të shpejtë, pas përfundimit të luftës, duke u krijuar lagje të tëra, ka ndikuar që të mos mund të vendosen shpejt emërtimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat