Zyrtarë të lartë do të përballen me akuza për mosdeklarim të pasurisë

Kosova

Zyrtarë të lartë do të përballen me akuza për mosdeklarim të pasurisë

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 08:33

Deputetë, këshilltarë komunalë e madje dhe prokurorë dhe gjyqtarë do të përballen me aktakuza për mos deklarim të pasurisë.
Prokuroria e shtetit deri më tani i ka bërë 30 këso aktakuzash për mos deklarim të pasurisë e që më së shumti dominojnë këshilltarët komunalë të komunitetit serb në komunat me shumicë serbe.

Por në mesin e këtyre që u është ngritur aktakuza janë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës të mandatit të kaluar dhe këtij të zgjedhur pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Nait Hasani, ish-deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka të ngritur një aktakuzë me të cilën akuzohet për mosraportim ose raportim të rremë i të ardhurave dhe dhuratave.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur tashmë aktakuzë ndaj Nait Hasanit i cili do të përballet me këto vepra penale sipas nenit 437 të Kodit të Procedurës penale.

Sipas aktakuzës Hasani nuk ka treguar saktë të hyrat vjetore për vitin 2012. Sipas aktakuzës ekziston mospërputhje në mes të hyrave vjetore të deklaruara në formularin për deklarimin e pasurisë si dhe raportit nga të hyrat e siguruar nga Kuvendi i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat