Kryeparlamentari dhe kryeministri, javën tjetër

Kosova

Kryeparlamentari dhe kryeministri, javën tjetër

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 08:23

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për herë të parë në historinë 15-vjeçare do të jetë drejtuese e Qeverisë së Kosovës, pas marrëveshjes së arritur, të mërkurën mbrëma, ndërmjet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, me ndërmjetësim të presidentes Jahjaga.
Mustafa ka konfirmuar se do ta udhëheqë ekzekutivin e vendin dhe gjysma e ministrave do të jenë nga partia e tij (LDK), përderisa siç ka thënë ai, PDK-së do t’i takojë posti i kryeparlamentarit dhe gjysma e dikastereve qeveritare.

Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se PDK-së do t’i takojë edhe posti i presidentit, pas skadimit të mandatit të presidentes, Atifete Jahjaga, në fillim të vitit 2016.

Burimet e gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se strukturat e Kuvendit dhe të Qeverisë pritet të zgjidhen javën e ardhshme, pasi që të shikohen detajet e marrëveshjes, programi qeverisës, struktura qeverisëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat